Show bizzUncategorized

Arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle nuk mori pjesë në funeralin e Princ Philip

0

Princi Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Duka i Sussex arriti në Mbretërinë e Bashkuar të dielën për të marrë pjesë në varrimin e ardhshëm të Princit Philip, mësoi ET. Philip, Duka i Edinburgut, vdiq të premten. Ai ishte 99 vjeç.

ET më parë mësoi se Harry po bënte gjithçka që mundej për të provuar që të shkonte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij. Gruaja e tij, Meghan Markle, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, bëri të gjitha përpjekjet për të udhëtuar së bashku me burrin e saj, por nuk mori leje mjekësore nga mjeku i saj. Por kjo nuk paska qenë e vetmja arsye.

Meghan ka pasur një lidhje speciale me Princin Philip dhe r adhuronte atë, por siç tregojnë miqtë e ish-aktores, ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni.

“Meghan tha se meraku i saj më i madh për momentin është mbështetja për Harry-n. Ajo tha se ja la atij në dorë të vendoste nëse duhej të merrte pjesë apo jo në funeralin e gjyshit. Meghan tha se tashmë është koha që familja të bashkohet dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë. Ajo është shprehur se këtë gjë do të dëshironte edhe Princi Philip dhe se është e gatshme të falë dhe të vazhdojë përpara”,-ka thënë një burim pranë Meghan për “Daily Mail”./ProBizz.al/

Jennifer Aniston nënë për herë të parë

Previous article

Zgjidhni një simbol dhe do t’ju tregojmë në cilën fazë të jetës keni hyrë

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz