Show bizzUncategorized

Asgjë nuk e ndal Fjollën!

0

Fjolla Morina nuk e prish aspak terezinë dhe po shijon më së miri jetën e saj.

Të paktën këtë tregojnë postimet e saj të fundit në Instagram ku edhe sot ajo duket mjaft seksi me format e saj bombastike në Maldive.

E kuruar në detaj, Fjolla prej ditësh hedh për fansat foto të ndryshme në vende të nxehta ndërsa Gjykata e Kukësit e ka dënuar atë me 6 vite burg, ndërkohë që ajo është prej dy muajsh në kërkim nga policia. Avokatja e saj ka kërkuar që ajo ta shlyejë dënimin me gjobë dhe është shprehur se vendimin do ta ankimojë në Apelin e Shkodrës.

Nuk dihet nësë Fjolla është ende me pushime apo fotot janë bërë më herët dhe po postohen tani, por duket qartë se ajo vazhdon të jetë po njëlloj aktive në rrjetet sociale sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk ka patur ndonjë reagim për dënimim nga Gjykata e Kukësit.

Këngëtarja gjithë sharm me prejardhje nga Kosova, u bë e famshme në festivale muzikore me hitet e saj si “Detaje intime”, “O pse të du”, “Diagnoza” e shumë këngë të tjera me të cilat ajo la gjurmë. Për të muzika dhe kënga kanë shumë vlerë pasi talentin ajo pretendon ta ketë trashëguar nga e ëma.

Ndryshe nga shumë personazhë të tjerë publik Fjolla është një nga të paktat që e ka pranuar faktin se ka kryer ndërhyrje estetike në trupin e saj duke filluar nga buzët dhe më pas pjesët e tjera. Por kjo nuk e ndalon aspak atë të jetë mëse e e kënaqur me pamjen e saj dhe ndjekësit vazhdojnë të pëlqejnë postimet në rrjetet e saj sociale.

Covid-19 mbërthen Dafina Zeqirin

Previous article

28 Mars fluturimi i parë Tiranë-Dubai

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz