AktualitetEkonomiIntervistaUncategorized

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, dëmi tek agjensitë turistike! Sava Bardhi flet për ProBizz

0

Sot është dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”. Nga dita e djeshme TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve ndërsa nesër pritet të ketë një normalizim të situatës. Por si ka ndikuar kjo situatë e papritur tek agjensitë turistike të cilat organizojnë edhe udhëtimet e qytetarëve jashtë vendit.

Në një intervistë për portalin Probizz, Sava Barthi, themeluese e SAVATours u shpreh se: “Dëmi që ky event i solli agjensive turistike në vend është shumë i madh duke pasur parasysh që ne furnizojmë klientë jo vetëm me bileta avioni, por kryesorja me paketa të plota turistike që përfshijnë akomodimin në hotel, transfertat, siguracionet. Gjithashtu shumë nga klientët të pajisur me teste Covidi që kushtojnë 8200 lek (për person) dhe që me këtë bllokim kanë dalë nga afati 48 orë. Gjendemi para një kaosi total me klientë të cilët duhet të niseshin në destinacione si Stamboll, Dubai, Maldive me një mesatare për person 1500 euro, duke pasur parasysh që këto jane destinacione luksoze dhe akomodimet shumë të shtrenjta. Kemi anulluar hotelet dhe operatorët nuk mbajnë përgjegjësi për një situatë e cila nuk hyn tek forcat madhore dhe si pasojë asnjë rimbursim nuk mund të merret nga këto hotele.”

Znj. Bardhi flet gjithashtu dhe për mënyrën se si po operohet për të gjetur zgjidhje.

Po mundohemi të menaxhojmë situatën duke nisur një pjesë të klienteve nga aeroporti i Podgoricës dhe i Prishtinës, por me kosto shtesë të cilat klientët nuk i marrin përsipër vetëm që të sigurojmë një shërbim dhe me qëllimin e vetëm që ti çojmë në destinacionin final.

Kjo situatë është e papranueshme dhe në kufijtë e absurdit, sepse nëse do kishte një pezullim të fluturimeve, minimum siç ndodh në gjithë botën duhet të ishim lajmëruar shumë më parë. Gjithsesi uroj që qeveria të marrë masa për zhbllokimin e situatës dhe kthimin në normalitet.

Turizmi, transporti në tërësi, aktiviteti i agjensive turistike dhe tur operatorëve është ndër më të goditurit për shkak të pandemisë, dhe situata e krijuar në aeroportin e Rinasit e thelloi akoma më shumë këtë situatë.

Duke pasur parasysh që tregu turistik është më i godituri nga pandemia, përfshirë dhe aviacionin kjo është një goditje e rëndë, e papritur dhe një rrufe në qiell të pastër. Ndërkohë që më shumë mundim dhe sakrifica po mundohemi të marrim pak frymë më në fund pas një agonie të gjatë kjo është një tjetër goditje me pasoja të rënda dhe që na shton akoma më shumë problemet dhe bën të vështirë mbijetesën. Ju kujtoj që turizmi është një nga shtyllat më solide të ekonomisë shqiptare dhe një nga burimet kryesore të të ardhurave për shumë e shumë qytetarë dhe si e tillë mbështetja duhet të ishte maksimale.”-shtoi znj. Bardhi./ProBizz.al/

“Është artist që duhet marrë shembull!” Alban Ramosaj ka dy fjalë për producentin

Previous article

“Unë nuk e lë Shqipërinë!” Bes Kallaku refuzon propozimin e Xhensilës

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet