AktualitetEkonomiUncategorized

Çmimet e ushqimeve me te larta se viti 2014

0

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit nga FAO u rrit me 4.3 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2014, ndërsa rezervat e drithërave bien ndjeshëm në të gjithë botën.

Keshtu raporton Zyra rajonale e FAO-s pёr Europёn dhe Azinё Qёndrore Çmimet globale të ushqimit pësuan rritje në janar për të tetin muaj radhazi, kryesuar nga drithërat, vajrat bimorë dhe sheqeri, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO).

Indeksi i cmimit te ushqimit te FAO-s, i cili ndjek ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore të tregtuara zakonisht dhe i përditësuar sot, shënon mesatarisht 113.3 pikë në janar, duke shënuar një rritje prej 4.3 përqind nga dhjetori 2020, duke arritur nivelin e tij më të lartë nga korriku 2014.

Indeksi i Çmimeve të Drithërave bën të ditur FAO tregoi një rritje të theksuar këtë muaj prej 7.1 përqind, kryesuar nga çmimet ndërkombëtare të misrit, të cilat u rritën me 11.2 përqind dhe shënuan nivelin prej 42.3 përqind, mbi vlerën e janari 2020. Ky nivel vjen si pasojë e shtrëngimeve në furnizimin global nga Kina, dhe më të ulëta se sa pritej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një pezullim të përkohshëm të eksportit të misrit në Argjentinë. Çmimet e grurit u rritën në 6.8 përqind, nxitur nga kërkesa e lartë globale dhe niveli i ulët i shitjeve nga Federata Ruse, ndërkohë eksporti i grurit pritet të dyfishohet në Mars 2021. Gjithashtu, kërkesa e lartë nga blerësit aziatikë dhe afrikanë ndikuan në rritjen e çmimit të orizit.

Indeksi i Çmimit të Vajit Bimor bën me dije FAO, u rrit me 5.8 përqind, duke shënuar nivelin më të lartë nga maji 2012. Ndikimet përfshinë prodhimin më të ulët se sa pritej në Indonezi dhe Malajzi për shkak të reshjeve të shumta të shiut, dhe mungesës së vazhdueshme të fuqisë punëtore të emigrantëve, si dhe zgjatjes së grevave në Argjentinë duke ulur mundësinë për eksport të vajit të sojës.

Indeksi i Çmimit të Sheqerit nga FAO ishte 8.1 përqind më i lartë se në dhjetor, pasi kërkesa e lartë globale e importit nxiti shqetësimet rreth uljes së mundësisë, për shkak të përkeqësimit të perspektivave të korrjeve në Bashkimin Evropian, Federatën Ruse dhe Tajlandë, si dhe nga thatësirat me shumë se normalja në Amerikën Jugore. Faktorët si rritja e çmimeve të naftës bruto dhe forcimi i monedhës Braziliane (Real) ndikoi gjithashtu në çmimet ndërkombëtare të sheqerit.

Indeksi i Çmimeve të Qumështit nga FAO u rrit me 1.6 përqind, si pasojë e kërkesës së lartë nga Kina përpara festave të Vitit të Ri kinez, dhe uljes së eksporteve sezonale në Zelandën e Re.

Indeksi i Çmimeve të Mishit njofton FAO u rrit me 1.0 përqind nga dhjetori, kryesuar nga importet globale të mishit të shpendëve, veçanërisht nga Brazili, si pasojë e shpërthimit të gripit të shpendëve, të cilat kanë kufizuar ndjeshëm prodhimin dhe eksportet nga disa vende të Evropës.

Parashikohen luhatje në rezervat botërore të drithërave FAO publikoi sot Raportin mbi Kerkesen dhe Oferten e Dritherave, një përditësim i rregullt mbi prodhimin global, konsumin, tregtinë dhe tendencat e tregut.

Bazuar në treguesit e lartpërmendur, FAO ka bërë vlerësime të reja për vitin 2020 në prodhimin e grurit dhe orizit. Për vitin 2021 në prodhimin e drithërave, perspektivat e hershme tregojnë një rritje të lehtë për të korrat e drithërave në dimër në hemisferën veriore, duke u ndikuar nga rritja e sipërfaqes në Francë, Indi, Federata Ruse dhe SHBA. Prodhimi i misrit në hemisferën jugore pritet të bjerë disi në Argjentinë dhe Brazil nga nivelet më të larta, duke mbetur mbi nivelet mesatare. Perspektiva e prodhimit në Afrikën e Jugut dhe vendet fqinje është e favorshme.

Në të njëjtën kohë, parashikimet e këtij muaji tregojnë për volume më të mëdha të tregtisë botërore dhe një rënie të mprehtë të rezervave globale të drithërave.

Përdorimi i drithërave në botë për 2020 dhe 2021 tani parashikohet në 2761 milionë ton, 52 milionë ton më shumë sesa sezoni i kaluar. Rritje të lartë ka shënuar përdorimi i lartë i drithërave të tjera, (përveç grurit dhe orizit) për ushqim në Kinë. Përdorimi në të gjithë botën i grurit dhe orizit parashikohet të rritet me 0.7 përqind dhe 1.8 përqind, përkatësisht, gjatë vitit në vazhdim.

Rezervat globale të drithërave parashikohen të bien me 2.2 përqind në 801 milionë ton, niveli i më i ulët në pesë vjet. Kjo do të çonte raportin botëror të rezervave për përdorim të drithërave në 28.3 përqind, një minimum i arritur në shtatë vjet. Shifrat e reja pasqyrojnë një rënie të lehtë të rezervave të misrit në Kinë.

Tregtia e drithërave në botë për 2020 dhe 2021 parashikohet në nivelin 465.2 milionë ton, duke u zgjeruar me 5.7 përqind nga rekordi i sezonit të kaluar. Vlerësimet e ngritura pasqyrojnë blerjet e mëdha të misrit nga Kina, veçanërisht nga SH.B.A. Tregtia ndërkombëtare e orizit parashikohet të zgjerohet edhe më shumë, me 7.9 përqind, duke reflektuar rritje të lartë të eksporteve nga India.

Parashikimet e reja të FAO përfshijnë rishikimin e rezultateteve në 2013/14 – duke reflektuar kërkesë – ofertë të furnizimit të misrit për Kinën. Kërkesat e papritura të larta vendase për miser, në javët e fundit, tregojnë për rritje shumë të lartë të kërkesës për ushqim dhe furnizime të ulëta të ofertës vendase sesa parashikohej më parë, e cila ka të ngjarë të lidhet me rimëkëmbjen e shpejtë në prodhimin e mishit të derrit pas shpërthimit të Etheve afrikane te derrit.

Denaj fton investitorët Turq të rrisin prezencën e tyre në vendin tone!

Previous article

Pas pandemia, ekonomia digjitale në shërbim të rritjes ekonomike dhe rimëkëmbjes!

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet