Show bizzUncategorized

Dëshiron të gjejë dashurinë ndërkohë që është në një lidhje? Ç’kërkon Ana në këtë emision?

0

Së fundmi dolën aludime se ish-konkurrentët e ‘Përputhen’, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie. Lajmin e vetëkonfirmoi Ana në një intervistë për ‘Top Albania Radio’. Ajo u vu në siklet kur u pyet për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, duke përmendur shprehjen “ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Kuptuam se ata nuk duan të fshihen më nga sytë e publikut dhe nuk e kanë aspak problem të shfaqen si çift. Duket se ata e kanë gjetur mënyrën për t’u njohur dhe për të nisur romancën e tyre dhe pse nuk u futën njëkohësisht në ‘Përputhen’.

Me këtë të fundit e ndamë mendjen se më në fund ajo u ‘përputh’ me dikë, por Ana s’dinka të ndalet. Kika, drejtuesi i emisionit “It’s my love” në Kosovë, ka deklaruar se ajo do të bëhet pjesë e programit.

Nuk kuptohet qëllimi i saj. Dëshiron të gjejë një dashuri të dytë ndërkohë që është në një lidhje apo po kërkon vetëm famë? Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të shohim ç’do të ndodhë. /ProBizz.al/

Çfarë loje po luan Sindi në ‘Përputhen’?

Previous article

Certifikata e Dëshmorit të Atdheut i dorëzohet sot familjes së Heroit Arjan Sala

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz