Biznesi imHistori suksesiUncategorized

“ENE 95” NGA NDËRTIMI TEK NDËRMJETËSIMI I PRONAVE

0

Me një përvojë shumë vjeçare në fushën e ndërtimit  Kompania “ERILD” sh.p.k ka menduar të zgjerojë më tej gamën e shërbimeve për qytetarët duke krijuar një kompani multifunksionale “ENE 95”.

Kushdo në përditshmërinë tonë dëgjon tek miqtë apo rrethi shoqëror që janë të interesuar  për të blerë një shtëpi / pronë, për të marrë me qira apo për të shitur një pasuri.

Pikërisht këto janë disa nga shërbimet që kryen kompania e krijuar në vitin 2017 “ENE 95” e cila përfaqësohet nga një staf i kualifikuar në terren dhe në zyrat pritëse për klientët.

Stafi përbëhet nga 8 agjentë imobilar, një broker, administrator, dy menaxherë zyre, një përfaqësues ligjor dhe një financiar.

“ENE 95” ju jep përgjigje për çdo kërkesë në fushën e ndërmjetësimit imobiliar, ndërtimit dhe rikonstruksionit të vilave si edhe në fushën e administrimit të objekteve.

Në shërbim të klientëve janë në dispozicion 2 zyra të cilat i gjeni njërën në rrugën Bardhyl dhe tjetrën tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Çdo sektor ka përgjegjësit e duhur.

Pjesa e ndërtimit dhe e rikonstruksionit ka ekipin e duhur të punëtorëve, po ashtu edhe shërbimi i administrimit të objekteve ka përgjegjës dhe punëtorë të kualifikuar të cilët janë në dispozicion në shërbim të klientit.

Administrimi i objekteve  është një risi në fakt në tregun shqiptar që e ofron më së miri kompania “ENE 95”.

Kompania e ndërtimit “Erild”sh.p.k është krijuar në vitin 1995 dhe ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm në krijimin e veprave të reja akomoduese.

Për shitje dhe blerje pronash të sigurta klikoni në linkun e mëporshëm ku do të  informoheni me të rejat e fundit që ofron ky treg. 

“ENE 95” jep siguri dhe garanci për çdo ndërmjetësim që kryen dhe për të gjitha  shërbimet që ofron.

https://rentorbuyintirana.com/?lang=sq

NËNSTACIONIN E IBËS, OST INVESTIM 1 MILIONË USD

Previous article

PRILL-QERSHOR EKONOMIA TKURRET ME 10.2%

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Biznesi im