Histori suksesi

FILIPI CO HERBS & SPICES EKSPORTUESE LIDER NË EUROPË DHE AMERIKË

0

E themeluar ne 25 korrik 1991 FILIPI CO është një kompani e lokalizuar
në Laç dhe e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale
dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe
atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me
firmën Amerikane AA Sayia por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me
më shume se 57 kompani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit
kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në
rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të
Amerikës.

Filipi company ka struktura të qarta organizative brenda kompanisë dhe
në të njejtën kohë është kontribues në uljen a papunësisë përmes
angazhimit të vendbanorëve në zonat rurale, zona të cilat janë burimi
kryesor i bimëve që eksportojmë. Kompania ka punëtorë te kualifikuar,
staf të pergatitur për organizimin e të gjitha hallkave proceduriale
duke formësuar kështu një performancë pozitive në tregun ndërkombëtar.

Filipi company ka investuar në makineri, linja prodhimi, pajisje, duke
reflektuar në këtë mënyrë seriozitetin, objektivat dhe vizionin
zhvillues. Kompania ka objektiv rritjen e eksporteve, avancimin e
teknologjisë prodhuese dhe përpunuese, zgjerimin e kapitalit financiar
dhe njerëzor. Sot, konsiderohet kompania lider në eksportimin e
ALBANIAN SAGE duke realizuar në këtë mënyrë njohjen e këtij produkti
Shqiptar në të gjithë botën nga operatorët që përpunojnë dhe merren me
prodhimin e produkteve me bazë Sherebelën.

SHËNGJIN, TATIMPAGUESIT E MËDHENJ NË SHKELJE QEVERIA ZERO TOLERANCË , VIJON AKSIONI “STOP INFORMALITETI”

Previous article

Trans Adriatic Pipeline (TAP) Compressor Station – 96% completion Video credits: TAP – Shqiperi

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *