AktualitetUncategorized

Gjendet trupi i heroit Arjan Sala

0

Nuk është e zakontë të shohim heronj çdo ditë të jetës sonë, por ndodh që ata i gjejmë te njerëzit e thjeshtë, mes nesh, që vetëflijohen për të shpëtuar jetën e të tjerëve. Padyshim që Arjan Sala mund të konsiderohet hero. Ai, sigurisht nuk kishte se si ta dinte që ajo pasdite do të mblidhte orët e tij të fundit, por nuk ngurroi aspak të vraponte për të nxjerrë jashtë magazinës punonjësit e tjerë të saj, duke u futur mes flakëve që sa vinin dhe shtoheshin, e për t’i shuar ato. Sala, punonjësi i sigurisë, ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të dalë vetë nga aty.

Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, trupi i ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas mesnate, përkatësisht në orën 03:00 të mëngjesit nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Lajmin e ka bërë të ditur policia e shtetit, e cila me anë të një njoftimi shkruan se trupi i pajetë i përket të riut.

    ‘Si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.’

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore menjëherë pasi xhaxhai i të riut bëri të mundur identifikimin e trupit. Sala kishte djegie të thella në disa pjesë të ndryshme të trupit.

Zjarri nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 16:00 një magazinë tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala, punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

Emma Stone bëhet mama për herë të parë

Previous article

Eni Vasili më në fund shtatzënë

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet