HoroskopiUncategorized

Horoskopi ditor – 27 Mars 2021

0

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Ju që jeni në një lidhje do të filloni të mendoni se keni të njëjtën perspektivë për jetën partneri juaj. Flisni hapur rreth kësaj me ta. Ju nuk keni asgjë për të fshehur. Ju që jeni beqarë do të ndjeni një dëshirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe nuk ia keni aspak frikën kësaj, por mendohuni dy herë para se të bëni diçka, asgjë nuk mund të zhbëhet! Në punë mund të ndiheni paksa të mbingarkuar dhe të lodhur mendërisht. Një pushim nuk do ju bënte keq.

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Ju mund të akuzoheni sot nga ‘shpirti juaj binjak’ se jeni egoist për shkak se nuk po kaloni shumë kohë me ta. Po merrni shumë e po jepni pak. Kështu që bëni diçka argëtuese së bashku, nxirreni partnerin tuaj diku ku nuk keni qenë kurrë më parë. Shprehini ndjenjat tuaja! Besoji vetes dhe partnerit/es! Beqarëve u këshillohet të kalojnë ca kohë vetëm. E keni të vështirë të besoni tek njerëzit e rinj dhe s’do ta lejoni veten të afroheni shumë me këdo që do të takoni, por ‘Kupid’ mund të ketë një surprizë të vogël rezervë për ju.

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)

Energjitë negative nga Hëna po ju bëjnë të ndiheni keq moralisht dhe po bëjnë që projektet tuaja të ngecin diku. Lajmi i mirë është se situata është vetëm e përkohshme! Qetësia që ju karakterizon sot nuk është dhe aq e dukshme dhe ju mungon besimi. Partneri juaj do ta ketë disi të vështirë për t’ju kuptojë dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)

Sot ju mund të dëshironi të rrini vetëm, ndoshta për të menduar rreth situatës suaj aktuale. Emocionet nga e kaluara mund të rikthehen, por kjo është një ngjarje pozitive. Mos e luftoni. Për shkak se gjithçka do të përshpejtohet ju do të punoni mekanikisht, pa i kushtuar vëmendje të mjaftueshme asaj që bëni. Kujdes, mos bëni gabime të mëdha!

Luani (24 Korrik – 23 Gusht)

Dita e sotme do të jetë konstruktive, por e ngarkuar. Mund ta keni të vështirë të menaxhoni marrëdhënien tuaj me partnerin duke pasur dhe përgjegjësitë të tjera, por do të keni sukses. Ata s’do kenë për çfarë të ankohen. Nëse gjatë gjithë këtyrë kohëve jeni ndjerë të stresuar, në mbarim të ditës do të gjeni një lloj qetësie me veten. Mendoni shumë rreth karrierës, fati është në anën tuaj!

Virgjëresha (24 Gusht – 23 Shtator)

Ju dhe kolegët tuaj keni që dje që i bërtisni njëri-tjetrit pa ndërprerë. Të gjithë jeni kaq të stresuar dhe nuk e dini më kujt mund t’i besoni. Të jesh në gjendje të bësh kompromis është e rëndësishme kur je pjesë e një ekipi. Gjithçka po ju zemëron sot. Merrni pak ajër të pastër dhe shkoni vetëm për një shëtitje të gjatë. Ju duhet vërtet një pushim!

Peshorja (24 Shtator – 23 Tetor)

Venusi po ju kthen në një makinë dashurie, por mund të përfundoni duke i përdorur aftësitë tuaja të joshjes në mënyrat e gabuara. Do të ishte më mirë ti linit interesat tuaja rreth dashurisë dhe të shijoni pak pushim me veten tuaj. Një ditë e vështirë është para, prandaj duhet të filloni që nga qetësimi i nervave tuaja. Ju po bëni më të mirën tuaj për të shmangur konfliktet sot, por zodiaku duket qartë që ka plane të tjera.

Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)

Duke imagjinuar dhjetë plane karriere gjatë ditës, nuk është për t’u habitur që nuk dini se ku të drejtoheni. Përqendrohuni te secili plan dhe rishikoni se sa serioze janë dëshirat tuaja. Kësaj here, në lidhje me marrëdhënien tuaj, ju do të jeni në avantazh, por pa ndonjë zemërim ose dëshirë për hakmarrje. Përkundrazi, do të jeni ju i cili do t’i jepni partnerit tuaj një shans tjetër për të bërë paqe. Këto tensione do t’ju përforcojnë lidhjen nëse u jepni fund ashtu siç duhet.

Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)

Marrëdhënia juaj është e ekuilibruar dhe harmonike. Askush nuk vjen mes jush dhe partnerit tuaj. Ndërsa beqarët dikush po i shikon. Me sa duket ju keni mjaft efekt mbi to. Yjet ju sugjerojnë të interesoheni për të! Dashuria juaj për jetën duket mjaft e pranishme sot! Ideja për të drejtuar kompaninë tuaj është shumë motivuese për ju. Po bëni plane dhe mund të merrni një mundësi më shpejt sesa pritej.

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)

Ju punoni vërtetë shumë, por ka ardhur koha të hiqni këmbën nga gazi! Bëjini vetes dhuratë një pushim. Nëse disa nga detyrat tuaja janë shumë urgjente, mbarojini ato sa më shpejt, afatit kohor duhet ti qëndrosh gjithmonë korrekt. Ju jeni të rraskapitur mendërisht dhe fizikisht! Problemi me ju është se vazhdoni të humbni pjesën më të madhe të energjisë tuaj…

Ujori (21 Janar – 18 Shkurt)

Prisni të kaloni pjesën më të madhe të ditës tuaj vetëm. Informacione të reja që keni marrë mund t’ju frymëzojnë të shikoni më thellë për diçka dhe ta ktheni atë në avantazhin tuaj. Ekziston gjithashtu mundësia që të frymëzoheni për të shkruar ose shprehur ndryshe idetë dhe ndjenjat tuaja. Bëjeni atë!

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Dikush shpreson se nuk jeni duke punuar sot! Duke pasur parasysh kundërshtimin hënor, ju nuk do të jeni efikas dhe mund rrezikoni të keni debate midis kolegëve ose me eprorët dhe kjo mund të dalë nga kontrolli. Mos harroni të caktoni një takim me dentistin tuaj për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull, edhe nëse nuk përjetoni dhimbje!

28 Mars fluturimi i parë Tiranë-Dubai

Previous article

OKB mbështetje për fermerët shqiptarë

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Horoskopi