Show bizzUncategorized

Iggy Azalea nxit ndjekësit të ndjekin ëndrrat e tyre

0

Iggy Azalea ka inkurajuar fansat e saj që të provojnë forcat e tyre në shkrimin e këngëve. Ylli i repit ka nxitur në rrjetet sociale ndjekësit e saj të ndjekin shpresat dhe ëndrrat e tyre dhe të mos lejojnë që pasiguritë e tyre t’i pengojnë ata.

Këngëtarja e hitit “Fancy” – e cila ka lindur në Australi por u zhvendos në SH.B.A. si adoleshente për të ndjekur ambiciet e saj muzikore – shkroi në Twitter: “Kushdo që po mendon të futet në tregun muzikor duke shkruar këngë apo për të prodhojë etj dhe që është akoma në adoleshencë, unë dua të them: “Bëjeni atë! Në djall kushdo që e bën atë të duket të pamundur, sepse gjithmonë është NDONJË dhe kjo do të vazhdojë edhe në suksesin tuaj. Hidhu brenda dhe provoje, pse jo?

Në fillim të këtij muaji, ndërkohë, Iggy zbuloi se ajo po shijonte jetën e saj si një grua beqare. Reperja njoftoi ardhjen në jetë të djalit të saj, Onyx Kelly, në qershor të vitit të kaluar, por ajo më pas u nda nga Playboi Carti. Ajo shkroi në platformën mikro-blogging: “1 vit më vonë dhe 100 herë më e lumtur, e dua atë për mua“.

Bukuroshja bionde më pas këmbënguli se nuk është e dëshpëruar të gjejë një të dashur të ri sa më shpejt, duke zbuluar se gjërat e tjera ishin në krye të listës së prioriteteve të saj. Ajo shkroi në Twitter: “Unë kam një listë të gjërave që duhet të arrij dhe gjetja e një burri nuk është aty.

Burimi: Bang Showbiz

Horoskopi ditor – 26 Prill 2021

Previous article

Caitlyn Jenner në kandidaturë për gurvenatore

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz