Show bizzUncategorized

Ik lësho lopët! Si e mbështet e ëma Xheisarën

0

Këngëtarja shqiptare Xheisara, që u njoh nga publiku në kompeticioni muzikor “X Factor” ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ dhe ka treguar sesi ajo u bë pjesë e këtij programi.

Nga Burreli në Tiranë pa dijeninë e askujt dhe mbi të gjitha pa mbështetjen e së ëmës.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor”,- ka treguar ajo.

“Mami nuk besonte që unë vërtet dija të këndoja, sepse thoshte: ‘Nga do dalësh ti me talent?’ Ne jetonim në qytet, por shkonim çdo fundjavë në fshatin e babait dhe mami thoshte: ‘Ti mund të këndosh kur të lëshosh lopët.’ Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh. Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”,-përfundon Xheisara. /ProBizz.al/

Kosovarja Kadrie Canolli shkëlqen si imazh i ‘Guess’!

Previous article

Nga aktore në princeshë, tani dhe presidente

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Show bizz