Ekonomi

KORPORATA E INVESTIMIT, NDRYSHOJNË RREGULLAT: ÇDO VEPRIM DUKE ZBATUAR LIGJIN E PROKURIMIT PUBLIK.

0

Pas kritikave të mara nga FMN dhe Komisioni Europian, qeveria tërhiqet për pikën kryesore të Korporatës së Investimeve .
Komisioni Parlamentar i ekonomisë vendosi sot që kompania publike e cila do të merret me investimet duke përfshirë dhe menaxhimin e pronave shtetërore do të zbatojë ligjin e prokurimit publik dhe do të auditohet nga KLSH.

Zv/ministri i Financave Elton Haxhi sqaroi rregullimin kryesor që I është bërë draftit. Projektligji parashikon që nësë fondet janë të buxhetit të shtetit atëhere do të zbatohet ligji shqiptar, nëse janë donatorë të huaj, do ndiqet modeli i tyre, ndërsa për fondet e përbashkëta do të zbatohet një marrëveshje.

Qellimi i korporatës së investimeve është të funksionojë si një kompani më vete e cila parashikon vënien në përdorim më efiçencë të pronave shtetërore, kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qëndror, vendor dhe rajonal.

Eventi, Tirana Tech Open 25-27 Shtator 2019

Previous article

RAMA: I NEVOJSHËM SIGURIMI I BANESAVE!

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi