IntervistaShow bizzUncategorized

Kosovarja Kadrie Canolli shkëlqen si imazh i ‘Guess’!

0

Kadrie Canolli, moderatore në Radio Televizionin Dukagjini, Kosovë, flet për ProBizz.al rreth vetes, angazhimeve të saj dhe për projektin e saj më të fundit si imazh i brendit botëror ‘Guess’.

Te qenurit imazh i ‘Guess’ është privilegj dhe vlerësim tepër i madh dhe kjo gjë e bën atë të jetë akoma më shumë e kuruar dhe e kujdesur ndaj vetes, me një përkushtim maksimal që të ruajë besimin e dhënë nga brendet ndërkombëtare.

 “Një ditë e zakonshme e imja fillon me shumë angazhime, sigurisht që puna në televizion e cila në vetvete është shumë kërkuese dhe me përgjegjësi të madhe, duke filluar nga detajet më të vogla të paraqitjes e tutje.”-tregon moderatorja.

Momentalisht ajo është fokusuar në fushën e sportit dhe kjo e detyron atë të jetë çdoherë e informuar dhe e gatshme për të folur rreth tij.

Thjeshtësia dhe natyraliteti kanë qenë gjithmonë stili im, ndihem shumë mirë me veten time kështu, që në një farë mënyre është reflektim i karakterit tim. Mendoj që bukuria në thjeshtësi është çelësi i elegancës së vertetë. Përndryshe jam shumë ambicioze dhe çdoherë di çfarë dëshiroj dhe mundohem të jem në rrugën e duhur për të realizuar ambiciet e mia.”-shton Kadrie.

Ajo u bë pjesë e televizionit në moshë shumë të re, që prej vitit 2009 ka pasur shfaqjen e saj të parë në ekran, ku bashkë me moderatorin kosovar Shuki, kanë bashkëmoderuar realityshow-n ‘Vip Shpija’. Më vonë ajo ka vazhdur studimet për gazetari me qëllim që ta përvetësojë më shumë profesionin e gazetarisë.

Për sa i përket pjesëmarrjes së saj në evenimentet e bukurisë, në vitin 2010 ajo mori pjesë në një kompetincion në Turqi, ku përfaqësoi Kosovën dhe u kurorëzua me dy çmime “Miss Publiku” dhe hyrja në “Top 5”.

Pjesa që ajo thekson është se jeta e saj private vazhdon të mbahet ende e tillë, deri në momentin kur Canolli të zgjedhë vetë personalisht të shfaqë diçka në publik./ProBizz.al/

Horoskopi ditor – 1 Prill 2021

Previous article

Ik lësho lopët! Si e mbështet e ëma Xheisarën

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Intervista