Biznesi imUncategorized

Kur një inxhinier ka pasion bletarinë

0

Bledjan Gjoka së bashku me babain e tij kanë afro 25 vite që merren me bletari në fshatin Vreshtas, Komuna Cakran, Fier.

Edhe pse duket e cuditshme, Blediani me profesion është inxhinier, por bën po aq mirë edhe punën si bletërritës.

Bletari Gjoka është një biznes i vogël familjar me rreth 30 koshere bletë që shërben për plotësimin e nevojave të vetë familjes për mjalt dhe një pjesë e vogël hidhet në treg.

Për Probizz.al Z.Gjoka thotë se së bashku me babin; i cili me profesion është elektricist; shfrytëzojnë kohën e lirë për tu marrë me këtë aktivitet që përveç të mirave që sjell, të jep edhe ndjesi pozitive.

Bletari Gjoka ofron mjalt bio, produkte të bletës, dyll blete, propolis blete, polen blete dhe e veçanta e këtyre produkteve është se bletët ushqehen në kullota të pastra pa asnjë spërkatje me pesticide.

Ndjesia që fiton kur je mes bletëve dhe dëgjon zhurmën e disa prej tyre përzier me aromën fantastike të mjaltit është një përvojë që vetëm dikush që merret me bletë e kupton”-shprehet Bledian Gjoka.

E pra modeli i të riut që punon në shtet si inxhinier dhe njëkohësisht ndjek një pasion, na bën të reflektojmë dhe të hedhim sytë përreth, që përvec punës së profesionit të ndjekim edhe aktivitete të të tjera që mbase nuk japin shumë të ardhura por falin shumë kënaqësi./ProBizz.al/

Vajzë apo djalë? Zbulohet gjinia e foshnjes së Emma Stone

Previous article

Që kur kanë filluar modelet të kërcënohen me jetë? Kendall Jenner merr mbrojtje nga gjykata

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Biznesi im