Biznesi imIntervista

“NATYRA IME” PUNISHTJA ARTIZANALE E PRODUKTEVE 100% BIO PËR LËKURËN

0

A e dini që në Shqipëri ka një vend që prodhon 100% në mëyrë  natyrale produkte për kujdesin e lëkurës?

Çdo vlerë e bimëve medicinale që rritet në vendin tonë shërben për  prodhimin e produkteve të shumta për kujdesin e lëkurës nën emrin “Natyra Ime”.

Jetmira Kajoshi drejton sipermarrjen “Natyra ime” të  themeluar në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës që prej tetorit të vitit 2015.

E gjithë idea për të sjellë një shportë me produkte të tilla erdhi pas një periudhe 1 vjeçare trajnimi në një punishte të produkteve natyrale në Milano të Italisë.

Në punishten  “Natyra ime”  prodhohen sapunë artizanalë natyralë me vajra dhe bimë që merren në Shqipëri.

E veçanta e këtyre produkteve që  i japin jetë lëkurës, qëndron tek mënyra se si prodhohen, tërësisht në mënyrë artizanale dhe pa asnjë përmbajtje kimike, aromë sintetike apo dhjam shtazor.

Baza e kremrave dhe sapunëve janë përdorimi i bimëve medicinal të clat bëjnë që lëkura të duket perfekt dhe njëkohësisht të marrë ushqimin e duhur çdo ditë.

“Natyra Ime” është një nga të vetmet biznese në vend që vlerën e bimëve të shëndetshme e përkthen në produkte për lëkurë.

Produktet Kozmetike Artizanale 100% natyrale  me përmbajtje bimore mund të porositen online në faqen e Instagram, facebook ose në kontaktet e vendosura në website dhe porosia ju ven kudo ndodheni. http://natyraime.al/

PERFORMANCA E SME-ve NË SHQIPËRI

Previous article

KONTRIBUTI I BSH GJATË COVID-19

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Biznesi im