EkonomiIntervistaPo ndodh tani

NDËRTUESIT, 10-VJET SIGURIM BANESËS, PËRFITON BLERËSI “NË TË KUNDËRT NUK NJIHET SHIT-BLERJA E OBJEKTIT”

0

FLET Z.EDVIN LIBOHOVA NGA SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Këshilli i Ministrave miratoi javën e kaluar  një vendim, i cili detyron ndërtuesit e objekteve që të bëjnë edhe sigurimin e ndërtesës për një periudhë 10-vjeçare. 

Konkretisht në vendimin e zbardhur nga qeveria thuhet : “Ndërtuesit, zhvilluesit apo investitori, i dorëzon blerësit, njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së ndërtesës, një kontratë sigurimi me afat 10-vjeçar, me përfitues blerësin.”

Sipas VKM-së   efekti i kontratës së sigurimit nis nga momenti i përfundimit të punimeve dhe në rastet kur kontrata e kalimit të pronësisë nuk do të jetë e shoqëruar me kontratën e sigurimit të ndërtesës, sporteli i shërbimeve të kadastrave nuk do të administrojë kontratën e kalimit të pronësisë, pra shit-blerja e banesës nuk do të njihet.

“Në rast mungese të kontratës së sigurimit, kërkesa për regjistrim të kontratës së kalimit të pronësisë nuk administrohet nga sporteli i shërbimeve kadastrale.” thuhet në VKM-në e zbardhur.

Në një intervistë për ProBizz Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Z. Edvin Libohova jep disa detaje më shumë rreth këtij vendimi.

Sipas tij  VKM-e fundit e qeverisë “ Për sigurimin e ndërtimeve “ ka dalë në zbatim të nenit 42, pika 9 të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe nëpërmjet tij realizohet mbulimi me sigurim te detyrueshem i pergjegjesive te ndertuesit për banesat e blera nga qytetaret, per nje afat 10-vjecar.

Ky sigurim sipas Libohovës  mbulon dëmet e ndërtesës, përfshirë dëmet ndaj të tretëve.

 “Me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së punimeve, ndërtuesi duhet t’I dorëzojë blerësit një policë sigurimi me afat dhjetëvjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve, që mbulon dëmet e ndërtesës, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë”.

Libohova sqaron se ky sigurim nuk  i mbulon dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore, ku perfshihen dhe termetet, përmbytjet, reshqitje dheu, etj…

Një mbulim i tille sot realizohet vetëm nëpermjet një police vullnetare për sigurimin e pasurive  nga këto lloj fatkeqesish”.

Libohova thotë se Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë po punon për përgatitjen e një projekt-ligji për  sigurimin e detyrueshem nga katastrofat natyrore, sipas shembujve dhe modeleve më të mira nga vendet e rajonit.

Para pak ditësh në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se: “Policën e sigurimit duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët dhe grupet e projektimit, policën që duhet ta depozitojë investitori apo kërkuesi i lejes në dosje kur kërkon leje dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes. 

A e parashikon ky vendim i ri një sigurim të tillë?

Shoqata e Siguruesve thotë jo!

Libohova thotë se  ky lloj sigurimi nuk parashikohet në ketë vendim të qeverise, por një detyrim i tille për t’u siguruar lind në zbatim te nenit 47, pika 2 te ligjit te sipercituar, ku qartazi percaktohet që :“Dorëzimi i lejes së ndërtimit paraprihet nga kryerja dhe dorëzimi i sigurimit të detyrueshëm për mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale që rrjedhin nga mosrespektimi i legjislacionit dhe dokumenteve të planifikimit në fuqi. Përgjegjësitë që janë objekt sigurimi të detyrueshëm në fushën e ndërtimit detajohen në rregulloren e zhvillimit”.

Edhe per kete lloj sigurimi Shoqata e Siguruesve thotë se është në fazen finale të përgatitjes së vendimit perkates të qeverise.

Por cfarë do të ndodhë me sigurimin e banesave në proçes  legalizimi?

“Shqetësimi edhe në këtë rast është mëse i drejtë. Tregu i sigurimeve ka pergatitur propozimet për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 33/2012 date 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, ndryshime te cilat do të sigurojnë mbrojtjen e qytetareve në rast të dëmtimeve në banesat e lagalizuara.”-tha Libohova

Vendimi i qeverisë përcakton se elementet dhe kushtet e përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimit miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pas marrjes së mendimit nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe ministria përgjegjëse për financat.

Tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1 (zero pikë një) për qind e shumës së sigurimit/limit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratën e sigurimit.

Energy Expo & Forum 2019 – Rreth Panairit

Previous article

PËRMBYTJET PASOJA TEK BIZNESET FILIPI CO DËMTOHET PËR HERË TË DYTE BRENDA 10 DITËVE

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi