AktualitetUncategorized

OKB mbështetje për fermerët shqiptarë

0

Food and Agriculture Organization” (FAO)  ofron mbështetje përmes granteve bujqësore për krijimin e vlerës së shtuar në zinxhirin e vlerës së produkteve bujqësore vendase. Projekti, financuar nga Fondi i Përbashkët i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë Shqiptare, mbështet prodhuesit e vegjël përmes mbështetjes financiare dhe praktikave më të mira ndërkombëtare mbi diversifikimin e të ardhurave rurale, krijimin e zinxhirit të vlerës dhe bashkëpunimit të fermerëve, në promovimin e produkteve autentike përmes qasjes “nga ferma tek turistët”.

Sipas Katalin Ludvig, specialiste për zhvillimin rural në FAO kjo thirrje është një mundësi e mirë për fermerët për investime në pajisje të reja, modernizimin e prodhimit dhe përpunimin bujqësor, rritjen e kapaciteteve teknologjike në prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe përmirësimin e kushteve në ferma blegtorale.

Pritet që pajisjet dhe makineritë e reja t’u shtojnë vlerë produkteve bujqësore lokale, në promovimin e përpunimit të prodhimeve bujqësore, reduktimin e humbjeve pas korrjeve dhe në përgjithësi në rritjen e cilësisë së prodhimit.

Në mënyrë të veçantë, kjo nismë mbështet aktivitetet kolektive në Korçë për tharjen e mollëve, kumbullave dhe qershive, në Belsh për përpunimin e fruta-perimeve, ullirit, duhanit, qeramikës dhe prodhimit të sapunit. Më tej në Malësinë e Madhe për krijimin e zinxhirit të vlerës të produkteve bujqësore vendore, duke zbatuar kriteret e sigurisë dhe cilësisë.

Kjo thirrje për aplikim është krijuar me qëllim bashkëpunimin ndërmjet fermerëve, përpunuesve të vegjël dhe pronarëve që operojnë në agroturizëm, në nivel grupi dhe jo si individ, pasi grupet e pranuara duhet të jenë të përbërë nga të paktën 3 anëtarë. Gratë dhe të rinjtë ruralë inkurajohen të marrin pjesë,” shtoi Ludvig.

Në plan afatgjatë, FAO ka si qëllim të sigurojë asistencë teknike për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në politikat e ardhshme për mbështetjen dhe zhvillimin e fermave të vogla dhe familjeve fermere lidhur me veprimtaritë e tyre tregtare. Përvoja e kësaj thirrje për aplikime do të stimulojë në zhvillimin rural, si dhe do të testojë përgatitjen e komuniteteve lokale në përthithje të fondeve në dispozicion.

Horoskopi ditor – 27 Mars 2021

Previous article

Emma Stone bëhet mama për herë të parë

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet