Po ndodh tani

PËRMBYTJET PASOJA TEK BIZNESET FILIPI CO DËMTOHET PËR HERË TË DYTE BRENDA 10 DITËVE

0

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar sërisht dëme tek bizneset.
Kompania Filipi Co në Laç njofton se ka pezulluar punën për shkak të ujit që ka rrethuar kompaninë.
E gjithë kjo situatë e krijuar bën që ritmet e punimeve në këtë kompani mos të ecin sipas parashikimeve pasi pengon eksportet e bimëve mjekësore dhe aromatike drejt tregut të jashtëm.
Sipas Presidentit të kësaj kompanie Zotit Filip Gjoka e gjithë kjo situatë sa herë bie shi krijohet për mungesë të kanalizimeve dhe neglizhencë të autoriteteve përkatëse.
“Kjo ka ardhë për mos ndërhyrjen me një investim farë të vogël për zëvëndësimin e turbinave të urave përgjatë kanaleve të zonës Industriale. Filipi Co ka ofruar ndihmë në këto investime duke blerë turbinate, ama duhet ndërhyrja e bashkisë dhe e Ministrsë së Infrastrukturës për Instalimin e tyre” – Shprehet Z.Gjoka.
Gjoka thotë se Pavarësisht problematikave që krijojnë përmbytjet në këtë zonë si për banorët ashtu edhe për bizneset ende nuk i është dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.

NDËRTUESIT, 10-VJET SIGURIM BANESËS, PËRFITON BLERËSI “NË TË KUNDËRT NUK NJIHET SHIT-BLERJA E OBJEKTIT”

Previous article

TËRMETI FATAL NË NJERËZ DHE BANESA

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *