Ekonomi

SHËNGJIN, TATIMPAGUESIT E MËDHENJ NË SHKELJE QEVERIA ZERO TOLERANCË , VIJON AKSIONI “STOP INFORMALITETI”

0

Subjektet në zonën e Plazhit në Shëngjin kanë qënë në foksu të
inspektimeve të radhës nga Inspektorët Tatimorë.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z.Elton Haxhi, inspektoi
disa subjekte në zonën e plazhit të Shëngjinit,

Nga informacionet e referuara nga strukturat e Hetimit Tatimor, një
pjesë e konsiderueshme e tatimpaguesve të mëdhenj, të cilët janë
vizituar gjatë kësaj periudhe, kanë rezultuar me shkelje të
legjislacionit.

“Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për tëndërgjegjësuar
pjesën tjetër të tatimpaguesve, si edhe ata që janë konstatuar me
shkelje. Plani Operacional do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e
tij po ndihen. Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë,
rritje të xhiros, si dhe tësubjekteve të reja që janë regjistruar në
muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë,
çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshmërinë me legjislacionin
tatimor”, tha zv/ministri Haxhi.

Sipas drejtorit të Hetimit Tatimor Rajoni Verior z. Agim Shimaj në
muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka
një shtim prej 166 biznesesh më shumë,kryesisht në njësitë akomoduese
dhe bar-restorante.

“Gjithashtu, kemi xhiro të shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë.
Nga një përllogaritje paraprake janë rreth 136 milionë lekë më shumë
sesa viti i kaluar dhe 130,000kuponëtë lëshuar më shumëkrahasuar me të
njëjtën  periudhë”, tha z.Shimaj.

Për zbatimin e Planit Operacional Stop Informalitetit, strukturat e
Hetimit Tatimor janë duke bashkëpunuar edhe me institucione të tjera
ligj zbatuese dhe kjo ka sjelle rritje tëefektivitetit, si dhe
ndërgjegjësimin e subjekteve për detyrimet që ata kanë.

MILIARDERI ARAB RRËMBEN ZEMRËN E RIHANËS

Previous article

FILIPI CO HERBS & SPICES EKSPORTUESE LIDER NË EUROPË DHE AMERIKË

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Ekonomi