Histori suksesiShow bizz

“ZEMËR” E DHURATA DORËS THYEN REKORD NË FRANCË

0

Kënga “ZEMËR” e Dhurata Dorës dhe Soolking është një nga videoklipet më të shikuara në Francë për këtë vit.
Me publikimin e të dhënave nga YouTube me rastin e fundvitit, në listën e këngëve që janë parë vazhdimisht për vitin 2019 është dhe 26 – vjeçarja që dita – ditës po depërton më shumë në tregun ndërkombëtar dhe sidomos në atë francez.
Bashkëpunimi me 29 – vjeçarin e ka renditur bukuroshen shqiptare në vend të pestë. Kështu, ajo është pjesë e listës Top 5 këngët më të pëlqyera të këtij viti në shtetin francez.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin e saj social instagram, ku nuk kanë munguar komentet pozitive. Hiti “Zemër” u publikua në prill dhe deri tani numëron 345 milionë shikime në YouTube.
Vetëm dy ditë më parë, Dhurata lançoi këngën “Te Quiero” në bashkëpunim me reperin dhe kompozitorin e njohur francez Maitre Gims, që deri tani është klikuar rreth 455 mijë herë.

TËRMETI FATAL NË NJERËZ DHE BANESA

Previous article

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR NIVELIN E VARFËRISË

Next article

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *