Qarku i Beratit dallohet për vreshtat dhe prodhimin e verës. Në sajë të programit IPARD II në këtë qark është punuar në zgjerimin e sipërfaqes së vreshtave dhe përmirësimin e teknologjisë së përpunimit të verës. Gjithashtu, investime të tjera janë realizuar edhe në: agroturizëm, pika grumbullimi, kultivimin e perimeve në serra, mekanikë bujqësore, stalla, linja përpunimi qumështi, etj.
Përmes 34 investimeve synohet zhvillimi i përgjithshëm i ekonomisë rurale, me qëllim përmiresimin e cilësisë së jetës dhe hapjen e vendeve të reja të punës në fshatra.