I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Chad Twitty u takuan me grupin e 11 të programit LEAD Albania, një nismë e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
E modeluar sipas programit White House Felloës, LEAD Albania u ofron profesionistëve të rinj mundësinë për të punuar në role të rëndësishme brenda institucioneve qeveritare shqiptare.
Gjatë takimit, Z.Wisner ndau njohuri mbi udhëheqjen nga përvoja e tij me shërbimin e jashtëm. Ai theksoi rëndësinë e komunikimit, punës në ekip dhe vizionit në një diskutim të fokusuar rreth aftësive udhëheqëse.