Kompania “Albanian Herb” që prej 18 vitesh punon me grumbullimin dhe përpunimin e Bimëve Aromatike Medicinale do të jetë pjese e panairit #BIOFACH2024, në Gjermani . Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.
Bimët kryesore që ata mbledhin janë Sherebela dhe Rigoni, për të cilin kanë një kontribut të vecantë sidomos në zonën e Belshit, ku kanë rritur ndjeshëm sasinë e kultivimit.
Në rrjetin e tyre kanë të punësuar mbi 650 fermerë në të gjithë vendin.
Kompania eksporton në Turqi, Itali, Greqi, Bullgari dhe në vendet e rajonit dhe sipas Denaj do përfaqësojë denjësisht vendin tonë në Gjermani.