Banka Qëndrore e SHBA-së ka vendosur të rrisë normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjet, ndërsa vazhdon luftën për të stabilizuar çmimet.
Rezerva Federale e ka rritur normën e saj bazë të interesit me 0.25 % përqind, për herë të dhjetë në 14 muaj.
Por kjo rritjës sipas FED mund të jetë e fundit.
“Ne nuk po themi se parashikojm rritje shtesë të normave të interesit”, tha kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell në një konferencë shtypi pas njoftimit, duke e quajtur atë një “ndryshim të rëndësishëm”.
Normat më të larta kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në të gjithë ekonominë më të madhe në botë, duke nxitur një ngadalësim në sektorë të tillë si strehimi dhe duke ndikuar edhe në humbjet e tre bankave amerikane.
Megjithatë, Powell refuzoi të përjashtojë veprime të mëtejshme, duke thënë se gjithcka varet nga të dhënat hyrëse.