Festat kërkojnë edhe një kujdes të shtuar ndaj look-ut, vetes dhe për të gjithë këto ka menduar Amosselfcare. Qendra e estetikës dhe bukurisë bën masazhe relaksuese, trajtime fytyre, lazer, fizioterapi etc. Në dhjetor ku të gjithë jemi përfshirë nga atmosfera e festave, Amosselfcare ofron ulje -30% ku mund të shijoni pak momente relaksi me çmime të arsyeshme.
Ndodhemi në prag të festave të fundvitit. Çfarë ofertash ka Amos Selfcare për të gjitha vajzat dhe gratë që duan të kujdesen për veten e tyre?
AMOSSELFCARE këtë muaj ofron -30% ulje çmimesh për klientet e saj në të gjitha shërbimet. Gjithashtu dua të theksoj se çmimet në qendrën tonë janë shumë ekonomike dhe të përballueshme. Kjo është bërë për arsyen që ti japë mundësinë vajzave dhe grave që të relaksohen.
Sa rezultate kanë patur seancat e aplikuara të lazerit për klientët ?
Lazeri që unë përdor është Nipec DigiLight Power. Të gjitha vajzat janë shumë të kënaqura me rezultatet. Falë aplikimit të tij në seancën e tretë qimet fillojnë të zhduken.
Përveç masazheve të fytyrës dhe trupit, çfarë shërbimesh ofrohen në qendrën tuaj?
Në AMOSSELFCARE ofrohet:
-Masazh linfodrenazh
-Masazh refleksologji
-Masazh anticelulit
-Maderoterapi
-Masazh manuallifting për lëkurën
-Trajtim fytyre me produktet e markës prestigjioze Juliet Armante
-Scrub Trupi
-Kupa terapi
-Fizioterapi
-Micronidelling
Ju keni 15 vite eksperiencë në këtë fushë, cilat janë këshillat që ju jepni vajzave për tu ndjerë mirë me fytyrën dhe trupin e tyre.
Unë trajnohem rregullisht me risitë e reja të estetikës përveç se jam e diplomuar në këtë fushë në Tiranë. Është shumë e rëndësishme të kujdesemi për veten. Përvec trajtimeve të fytyrës dhe trupit duhet të kemi në vëmendje masazhet të cilat ndikojnë direkt në shëndetin tonë. Masazhi nxit qarkullimin e gjakut , duke i rikthyer trupit vitalitetin dhe energjinë në mënyrë natyrale. Eleminojmë edhe stresin e ditës i cili pas njëfarë kohë mund të na sjellë edhe sëmundje të ndryshme. Ndaj vajza, tregoni dashuri për veten tuaj!
Adresa : Rruga Nikolla Nishku
Instagram: Amosselfcare
Facebook: Massage and Relax