Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka parë nga afër një nga investimet mjaft të rëndësishme në Dibër sa i përket prodhimit të energjisë nga dielli.
Bëhët fjalë për veprën e ndërtuar nga kompania e parë e instalimit të impianteve fotovoltaike në Shqipëri, Eco Energia me një kapacitet prej 250 Kw në një një biznes në Maqellarë, Dibër.
Tashmë Z.Rremzi Kosiqi është kthyer në një autoprodhues energjie fale instalimit të impianteve fototovoltaike duke plotësuar kështu kërkesat me energji të biznesit të tij fason.
Presidenti i Eco Energia, Z.Rako Paja i ka prezantuar nga afër ministres Balluku praktikën e zerimit të faturave të energjisë elektrike dhe matjen një herë në vit.
Gjithashtu i ka propozuar Ministres që të gjendet një zgjidhje për të gjitha bizneset të cilat nuk kanë hapësira për instalimin e paneleve fotovoltaike, por që duan ta praktikojnë këtë metodë. Për këto raste biznesesh që mund të jenë hotele apo kompani të ndryshme, Presidenti i kompanisë Z. Rako Paja propozon që të ndërtohen panele në shërbim të këtyre biznesve në një distancë nga 10 kilometër deri në 30 kilometër dhe të bëhet kështu realizimi asaj që quhet energji fotovoltaike virtual duke bërë prodhimin në distancë.
Gjigandi i ndërtimit te impianteve fotovoltaike “Eco Energia Shpk” ka ndërtuar mbi 100 impiante fotovoltaike në të gjithë Shqipërinë në subjekte nga më të ndyshmet, si kompani prodhimi, hoteleri, kompani fason, shërbime etj duke dhënë rezultate konkrete në zerimin e faturave të energjisë në një kohë kur çmimet janë rritur.
Pasi pa nga afër investimin në Maqellarë, Balluku deklaroi se mbështet çdo sipërmarrës në iniciativën e tij./ProBizz.al