Tesla pushon më shumë se 10% të fuqisë punëtore të saj globale, raporton Reuters, teksa po përballet me rënien e shitjeve.
“Çdo pesë vjet, ne duhet të riorganizojmë kompaninë për fazën e ardhshme të rritjes,” komentoi CEO Elon Musk në një postim në X. Dy drejtues të lartë, shefi i zhvillimit të baterive Drew Baglino dhe zëvendëspresidenti për politikat publike Rohan Patel. njoftuan gjithashtu largimet e tyre, duke marrë postime falënderimi nga Musk.
Ai njoftoi për herë të fundit një raund të shkurtimeve të vendeve të punës në vitin 2022, pasi u tha drejtuesve se kishte një “ndjenjë super të keqe” për ekonominë. Megjithatë, numri i punonjësve të Tesla-s është rritur nga rreth 100,000 në fund të 2021 në mbi 140,000 në fund të 2023.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters