Raporti më i fundit i BMW-së për tremujorin e parë zbulon një rënie të fitimeve; megjithatë, shitjet e makinave elektrike vazhdojnë të me ritme të kënaqshme. Sipas Euroneës disa rajone evropiane po përjetojnë rritje të konsiderueshme.
BMW Group raportoi një fitim para taksave prej 4,162 milionë euro në tremujorin e parë të 2024, që përfaqëson një rënie të ndjeshme prej 18.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shitjet e përgjithshme pësuan një rritje modeste prej 1.1%, duke arritur në më shumë se 594 mijë automjete, ndërsa kërkesa u zgjerua për makinat elektrike, e cila përbënte 13.9% të dërgesave, duke përfaqësuar një rritje të dukshme prej 26.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas prodhuesit gjerman të automjeteve, rënia i atribuohet kryesisht rritjes së kostove të prodhimit dhe kostove fikse, si dhe konkurrencës.
Shitjet u rritën në shumë vende, me përjashtim të Japonisë dhe Koresë së Jugut, ku dëshmuan një rënie të ndjeshme. Në Kinë, rritja e konsiderueshme u nxit kryesisht nga automjetet me çmim prej 40 mijë euro ose më pak.
Dy javë më parë BMW njoftoi një investim prej 20 miliardë juanë të tjerë (2.57 miliardë euro) në bazën e saj të prodhimit në Shenyang në Kinë.
Vitin e kaluar, BMW shpenzoi 7.5 miliardë euro për automjetet elektrike dhe përditësimet e modeleve dhe prodhuesi i makinave do të rrisë këtë investim në vitin 2024.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews për Probizz.al