Bletari Tusha ofron mjale Bio organik. Me vendndodhje në Greqi, familja Tusha operon me këtë biznes nga viti 2015. Përveç Greqisë, rreth 70 % e prodhimit të mjaltit shitet në Shqipëri. Eksportojnë edhe në Kosovë, Itali, Gjermani dhe Angli. Mali Menalos Arkadius në Greqi është vendi i vetëm në botë që ka eksluzivitetin e mjaltit vanilia të bredhit me emërtimin e Mbrojtur nga UNESCO. Ky mjalt është një produkt organik dhe i njohur për shijen e tij dhe vlerat e larta kurative. E pikërisht në majat e këtij mali në fshatin Vytina jeton kjo familje shqiptare e cila drejton edhe punishten e prodhimit të mjaltit Tusha në disa lloje.