Zyrë shërbimesh kontabiliteti dhe ligjore në Tiranë. La Tua Comercialista lindi si një bashkim idesh dhe njohurish të dy themeluesve kryesore të saj, Znj.Oligerta Hoxha dhe Znj. Eriana Hasanaliaj.
Eksperienca e gjatë në tregun shqiptar bëri të mundur ofrimin e shërbimeve cilësore dhe në kohë reale. Studio La Tua Commercialista sh.p.k. është në gjendje të përgjigjet me efikasitet dhe saktësi për një gamë të gjerë kërkesash.
Me kalimin e viteve, falë përvojës dhe aftësive të fituara, stafi i firmës ka qenë në gjendje të mbajë një klientelë besnike dhe të kërkuar, të cilës ekspertët i kushtojnë vëmendje të thelluar gjatë secilës fazë të ndihmës.