Sipas Instat degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0,11 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 6,18 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 14,44 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,61 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13,79 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,97 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,36 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1,24 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6,77 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14,81 %. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1,04%. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2022, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 4,84 %, krahasuar me vitin 2021.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht vlerësohet me një rritje prej 0,19 %.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,15 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 8,32 %. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 6,90 %. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rënie prej 2,40 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 6,43 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 0,14 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2 %. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 1,65 %. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 6,44 %. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 20,38 %. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 2,03 %.