Themeluesi dhe CEO i Tesla, Elon Musk u takua me një udhëheqës të lartë të qeverisë në kryeqytetin kinez, që përkon me panairin e automjeteve elektrike në Pekin ku prodhuesit e makinave shfaqin makinat më të fundit.
Gjatë një takimi me Musk, kryeministri kinez Li Qiang shprehu besimin e tij për rritjen e bashkëpunimit “win-win” midis SHBA dhe Kinës, duke përmendur operacionet e Tesla në Kinë si një shembull kryesor të bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik.
Musk postoi një foto të tij dhe Qiang në X, duke thënë: “Ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite, që nga ditët e hershme të Shangait”.
Prodhuesit dhe kompanitë e reja kineze të makinave kanë prezantuar një gamë të gjerë makinash elektrike në vitet e fundit, disa duke konkurruar drejtpërdrejt me Tesla-n dhe duke ofruar çmime më të ulëta se prodhuesi amerikan.
Tesla ka një bazë të madhe prodhuese në Shangai si për shitjet e brendshme në Kinë ashtu edhe për eksportet në Evropë dhe rajone të tjera./Euronews