Të gjithë e njohim “Flinë”, një gatim tipik shqiptar tradicional kryesisht në zonën e veriut me brumë që kërkon shumë punë. Nëse tani ju vijnë në mendje zonat e thella malore ku gatuhet ky specialitet, si rrallë herë Flija përgatitet edhe në Tiranë me të gjitha vështirësitë që ka.
Jo vetëm kaq, Flija ju vjen me delivery në shtëpi.
Nëse tani klinoni në faqen në Instagram “Flija e Gjyshes Tiranë” aty padyshim do t’ju shkojë mendja për ta porositur menjëherë.
Zonja tregon për Probizz.al se këtë specialitet e përgatit siç e kërkon tradita, me sac në dru. Nevojitet kryesisht katër deri në pesë orë që të përgatiten.
Veç miellit, ndër përbërësit që përdoren për ta gatuar janë: gjalp, ajkë qumështi dhe vezë.
E trashëguar brez pas brezi, zonja nga Tropoja thotë se e ka mësuar nga mamaja e saj mënyrën e përgatitjes.
Ideja e përgatitjes së Flisë me porosi dhe më pas transporti në shtëpi ka ngjallur mjaft interes tek qytetarët të cilët bëjnë porosi jo vetëm për raste të ndryshme festimesh familjare, por edhe për ta konsumuar në përditshmëri.
Flija e Gjyshes është një biznes i vogël familjar i hapur prej një viti dhe klientët mbeten shumë të kënaqur.
Në shije dallon përdorimi i bulmetit dhe vezëve të freskëta të cilat merren nga Tropoja pikërisht për të përgatitur Flinë siç e do zakoni, si qëmoti.
Flija konsiderohet një gatim që simbolizon vështirësitë e jetës, por edhe bukurinë dhe shijen e saj.
Klikoni ne Instagramin Flija e Gjyshes Tiranë për të porositur tuajën!