Elona rrëfen historinë e saj të suksesit për Probizz me një eksperiencë mbi 20 vjecare në ndërmarrje të madhe në burime njerëzore dhe pozicione drejtuese.
Sipërmarrëse për 5 vitet e fundit si konsulente karriere, biznesi dhe Jete. Elona gjithashtu është themeluese e platformës “Shkolla e Jetës”, ku ofrohen mundësi zhvillimi të talenteve dhe dhuntive të gjithsecilit përmes zhvillimit personal dhe profesional.
Si e nisi Elona karrierën e saj?
Asaj I duhej të largohej në moshën 15 vjecare nga Shqipëria, për të hedhur kështu hapat e para drejt realizimit të ëndrrave të saj. U diplomua në bachelor për Menaxhim Biznesi dhe Finance në New York, nga ku jeton prej 22 vitesh.
Menjëherë pas mbarimit të kolegjit me një diplomë në “Biznes-Menaxhim-Financë”, Elona fillon punë në kompaninë “Drug and Beauty Retail” me emrin “Walgreens Boots Alliance” si një trajnuese menaxhimi. Ishin aftësitë e saj njohëse të biznesit, vendosmëria e fortë si dhe aftësitë për të udhëhequr, të cilat e promovuan atë në rolet e burimeve njerëzore dhe përfundimisht në role udhëheqëse brënda kompanisë.
Elona thotë se përvoja e saj 13 vjecare në kompani ishte e bollshme dhe e larmishme për t´u zhvilluar profesionalisht në punë, me njerëz të prejardhjeve dhe personaliteteve nga më të ndryshme.
E pyetur nëse ka patur ndonjë moment kritik gjatë asaj periudhe Elona pergjigjet: “Po ka patur. Fillova të ndihem jo e lumtur dhe e paplotësuar me aq vite eksperiencë, sikur dicka më mungonte. Kështu fillova të kërkoja përgjigje në fusha të tjera me qëllim që të rikrijoja vetveten në një fazë tjetër në jetën time dhe kështu hasa në një udhëtim të gjatë të zhvillimit tim personal në kërkim të zbulimit të një rruge dhe faze të re, e cila do të më ndihmontë të përdorja përvojën timë profesionale dhe pasionin tim si trajniere si dhe ti gërshetoja këto në mënyrë harmonike sëbashku dhe me fillimin e biznesit tim privat”.
Strategjia e biznesit për karrierën dhe Lidershipi ësht pasioni I saj.Ajo tashmë është një pronare ambicioze biznesi, e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit profesionistë të gjejnë karrierën e duhur, të rriten si udhëheqës dhe të fillojnë biznesin që ato duan.
“E vecanta ime është stërvitja e mendjes dhe e vetbesimit. Fuqizimi I mendjes dhe inteligjenca shpirtërore janë dy pika kyce të trajnimit tim që na ndihmojnë të përdorim inteligjencën dhe fuqinë tonë të brëndshme për të krijuar jetën e jashtme që ne dëshirojmë”, shprehet Elona.
Këtë ajo e ka kuptuar më së miri dhe nga klientët e saj te cilët I thonë që eshtë nje goditje shtytëse për to, inkurajuese si dhe meteore suksesi që trajnon për rezultate.Qasja e saj e drejtpërdrejtë e kombinuar me aftësi komunikuese për të shpjeguar qartë koncepte të veshtira, në inteligjencën emocionale dhe stërvitjen e mëndjes e bëjnë atë unike dhe është arma më e fortë për të ndihmuar klientët e saj të krijojnë përmbushje personale dhe profesionalë, duhe e bërë kështu një femër të sukseshme dhe të pjekur profesionalisht. /ProBizz/