Në 8 muajt e parë të vitit 7.2 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri duke shënuar një rritje me 26.9 % krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifër rekord kanë shënuar vizitorët e huaj për muajin gusht në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT kanë hyrë mbi 2 milionë turistë të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë që hynë rreth 1.7 milionë turistë të huaj.
Në Gusht 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1 milion e 951 mijë shtetas ku mbizotërojnë ata nga Evropa Jugore, pasuar nga Amerika me rreth 40 mijë turistë të huaj, dhe Azia Lindore/Paqësori, me mbi 12 mijë shtetas.
Por numri i vizitorëve nga Kosova, mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar.
Burimi: Instat