Gjithnjë e më shumë Shqipëria njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që zbulohen dalëngadalë. Ky peisazh natyror i larmishëm ofron të gjitha llojet e turizmit.
Kanionet e Osumit është nga ato destinacione që ka ngjallur interes të madh te turistët dhe po frekuentohet shumë kohët e fundit. Është kanioni më i madh dhe me të drejtë është emërtuar si “Grand Canyon i Shqipërisë”.
Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilës rrjedh “lozonjar” lumi i Osumit.
“Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, në disa pjesë të tij, shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit dhe më pas pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit.” – Turistë
Në këtë kanion, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting.
Por rafting është një sport për të cilin kanë shfaqur interes edhe personat të cilët nuk e kanë ushtruar më parë. E tashmë janë bërë të shumta arsyet pse kanionet e Osumit kanë kaq shumë vizitorë.
Burimi: Scan