Për herë të parë, më shumë se 1 në 10 njerëz në Japoni janë tani 80 vjeç e lart. Të dhënat kombëtare tregojnë gjithashtu se 29.1% e popullsisë prej 125 milionë njerëzish është e moshës 65 vjeç e lart.
Japonia ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë dhe ka luftuar prej kohësh se si të sigurojë popullsinë e saj të plakur. Ajo ka popullsinë më të vjetër në botë, e matur me përqindjen e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, thonë Kombet e Bashkuara. Ky raport qëndron në 24.5% në Itali dhe 23.6% në Finlandë, të cilat renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Në Japoni, ata të moshës mbi 65 vjeç pritet të përbëjnë 34.8% të popullsisë deri në vitin 2040, sipas Institutit Kombëtar të Kërkimit të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore. Shkalla e punësimit të të moshuarve në vend është ndër më të lartat në ekonomitë kryesore.
Përpjekjet për të rritur nivelet e saj të lindjeve gjithashtu kanë rezultuar me pak sukses mes kostos në rritje të jetesës dhe orëve jashtëzakonisht të gjata të punës. Shkalla e lindjeve po ngadalësohet në shumë vende, duke përfshirë fqinjët e Japonisë, por problemi është veçanërisht i mprehtë në Japoni. Vendi vlerësohet të ketë pasur më pak se 800,000 foshnja të lindura vitin e kaluar numri më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të. Në vitet 1970, kjo shifër ishte më shumë se dy milionë. Kryeministri Fumio Kishida tha në janar se vendi i tij është në prag të pamundësisë për të funksionuar si shoqëri për shkak të rënies së lindshmërisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al