Kompleksi Reli, një vend ku ndërthuret modernja, ambienti familjar, qetësia dhe argëtimi. “Reli” është një biznes i ngritur nga z. Arjan Hysi, një biznes i ngrohtë familjar, të cilin e menaxhon së bashku me vajzën e tij, Artemisa. Djali i tij komunikon me klientët, ndërsa bashkëshortja kujdeset që familjarët të ndihen sa më komodë në ambientet e tyre. Me pak fjalë, kemi të bëjmë me një kompleks ku e gjithë familja është e angazhuar për të plotësuar në çdo detaj kërkesat e klientëve.
I vendosur tek Rruga Miqësia, e cila të çon tek Universiteti i ri Aleksandër Moisiu, në Durrës, Kompleksi Reli ofron shërbime të ndryshme, si bar, restorant, piceri, kënde lojërash dhe shërbimet e domosdoshme si parking dhe lavazh.
Nëse frekuentoni Kompleksin Reli do të keni mundësi të shijoni gatimet e veçanta. Menyja e pasur e restorantit ju ofron mundësi të ndryshme zgjedhjeje sipas preferencave tuaja, pjesë e së cilës është mishi dhe peshku, po ashtu nuk mungojnë edhe pizzat, aq të preferuara sidomos nga fëmijët.
Ambienti i Kompleksit Reli është i preferuari i të gjithë grupmoshave. Ai ka menduar dhe për fëmijët tuaj. Kompleksi Reli ofron 2 kënde lojërash për fëmijë, të ndara në grupmosha të ndryshme. Fëmijëve nga 2 deri në 7 vjeç, u dedikohet këndi në ambientin e brendshëm, për të qenë sa më ngrohtë dhe më të sigurtë, nën kujdesin e kujdestares. Ndërsa fëmijët më të rritur, mund të shijojnë këndin që gjendet në pjesën e jashtme, të gjelbëruar dhe plot ajër të pastër.
Teksa të rriturit shijojnë shërbimet e barit apo restorantit, të vegjlit argëtohen në ambientet e krijuara enkas për to.
Por Reli nuk është destinacion vetëm në ditët tuaja të zakonshme. Aty mund të ndani çdo gëzim dhe evet familjar. Ambientet e përshtatura ju krijojnë mundësinë të festoni me të afërmit tuaj nën dekorin e preferuar. Për të festuar në mënyrën më speciale dhe për t’i bërë eventet tuaja të paharrueshme, Kompleksi Reli organizon raste ditëlindjesh, fejesash, festash, darka të mëdha familjare etj.
E ndërsa jemi në prag të festive të fundvitit, Kompleksi Reli ka menduar si të gëzojë klientët.
Në natën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor, Reli ka planifikuar të organizojë një natë ndryshe nga të tjerat të shoqëruar me tingujt e ëmbël të muzikës live nga artistet Erida Jusufaj dhe Enxhi Tola.
Stafi drejtues i Komplesit Reli po ashtu premton supriza dhe argëtim edhe në natën e ndërrimit të viteve ku do të ketë muzikë live dhe festime për të pritur vitin e ri 2022 së bashku.
Vlen për t’u theksuar që brenda territorit të kompleksit ofrohet gjithashtu parking i mjaftueshëm për automjetet tuaj. Për të gjithë personat që duan të kryejnë shërbimet e makinës në lavazh, mund të qetësohen në ambientet e kompleksit duke konsumuar diçka ndërkohë që presin. Kjo është një zgjidhje për shumë drejtues mjetesh, të cilët shpesh e kanë problem pjesën e parkimit në momentin që zgjedhin të frekuentojnë një bar apo restorant.
Ky biznes ka nisur në fillim si bar-kafe, më pas vit pas viti është pasuruar me shumë shërbime duke u kthyer në stacionin e shumë qytetarëve të cilët prej afro 9 vitesh kanë zgjedhur Kompleksin Relin për të kaluar momente çlodhëse./ProBizz.al