Ana Maria , një ish studente e mjekësisë veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i është bashkuar ekipit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Ajo ka nisur karrierën në profesionin e saj, si inspektore veterinare pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka ftuar të rinjtë që janë përpara zgjedhjes për Universitetet që t’i bashkohen bujqësisë.
“Qeveria shqiptare tashmë do të ofrojë mbështetje financiare prej 40 000 lekë në muaj për studentët e rinj që zgjedhin të studiojnë në disa programe prioritare për vendin tonë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës”, është shprehur Krifca.