Ashtu si vitin e kaluar, manjati i mallrave luksoze Johann Rupert, ish-magnati i diamantit Nicky Oppenheimer, manjati i medias Koos Bekker, shefi i minierave Patrice Motsepe dhe themeluesi i Capitec, Michiel le Roux ishin afrikano-jugorët më të pasur për vitin 2023.
Duke ruajtur vendin e tij të parë, Rupert ishte i vetmi miliarder afrikano-jugor që ka korrur fitime financiare gjatë vitit duke regjistruar një rritje të vlerës neto prej 400 milionë dollarësh.
Bekker mbajti një gjendje të qëndrueshme, duke ruajtur vlerën e tij neto prej 2.4 miliardë dollarësh nga viti i kaluar.
Nga ana tjetër, tre nga miliarderët e njohur të vendit, Oppenheimer, Motsepe dhe le Roux, kanë më pak para se sa kishin në këtë periudhë të vitit të kaluar duke regjistruar vlera neto që arrijnë në qindra milionë dollarë më pak se në vitin 2022.
Të gjithë miliarderët e përmendur më sipër ranë në renditjen globale të miliarderëve nga viti i kaluar, me Motsepe dhe le Roux që zbritën përkatësisht me afro 300 dhe mbi 400 vende.
Përkthyer dhe përshtatur nga Businesstech për Probizz.al