Mangot janë të pasura me kalium dhe magnez dhe mund të ndihmojnë shumë njerëzit të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
Ky frut ka një përmbajtje të lartë të pektinës e cila kontribuon në uljen e kolesterolit në gjak. Po ashtu ndihmon edhe në parandalimin e kancerit të prostatës.
Të gjithë ata persona që kanë probleme me tretjen ose aciditetin e tepërt duhet të konsumojnë mango.
Është perfekte për individët të cilët vuajnë nga anemia pasi është i pasur me hekur.
Mangot ndihmojnë në shkëlqimin e lëkurës, zhdukin aknet dhe hapin poret e bllokuara .
Në sajë të përmbajtjes së lartë të vitamniës A dhe C ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni nga ana tjetër ndihmon në ruajtjen e enëve të gjakut dhe indit lidhor duke ngadalësuar kështu procesin natyral të plakjes.
Të ngjashme me karrotat mangot janë të pasura në beta karotene, një karotenoid shumë i fuqishëm. Ky element i mangos ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar të trupi tonë.