Një reality show mjaft i ndjekur do të startojë sonte.
Bëhet fjalë për Big Brother Vip Kosova 2.
Drejtuesit e Programit edhe këtë vit do të jenë prezantuesi nga Kosova Alaudin Hamiti dhe aktorja nga Shqipëria Jonida Vokshi.
Në një postim në rrjetet sociale Hamiti njofton nisjen e BBVK2 me studion e cila pritet të zbulohet tërësisht sonte.
Spektakli i parë ‘Prime’ do të jetë sonte, duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova.