Video ku Cardi B goditi fansen u bë virale nëpër rrjetet sociale . Por mikrofoni famëkeq ka dalë në ankand.
Pajisja është në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios me bazë në Vegas. Mikrofoni tani është në ankand të Ebay në përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle ” , një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të vecanta .
Cmimi aktual i tij ka shkuar në 25.000 dollarë nga vetëm 27 oferta, një shifër që pritet të rritet ndjeshëm gjatë gjashtë ditëve të mbetura ne faqen e ankandit .