Çantat prodhohen me lëkurat e firmave te mëdha luksoze…
VALBONA Leather sot është një markë e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar me çmime të dizajnit. Ky brand krijon produkte lëkure luksoze të përjetshme duke i qendruar kohës dhe lehtësisht të kombinueshme.
Themelueset e VALBONA Leather jane motrat Valbona dhe Blerta Kabo. Motrat Kabo janë lindur e rritur në Tiranë. Në fillim të viteve ’90 fati i pruri ato dhe familjen e tyre në kryeqytetin e Hungarisë, në Budapest, ku ato u shkolluan, u diplomuan dhe tashmë kanë krijuar familjet e tyre.
Të frymëzuar nga sfidat e përditshme, misioni i dy motrave, Valbonës dhe Blertës është të revolucionarizojnë çantat dhe aksesorët prej lëkure duke kombinuar dobinë me elegancën. Çantat VALBONA ofrojnë karakteristika të dizajnit që rrisin produktivitetin e grave dhe e bëjnë jetën e tyre të organizuar bukur.
Por si nisi idea e krijimit të këtij Brand-i?
Në vitin 2016, një vajzë bëri një hap besimi dhe më në fund guxoi të ëndërronte. Iu deshën gati 30 vjet për të ndjekur thirrjen e saj të vërtetë. Pikërisht gjatë shëtitjes në rrugët e Barcelonës, themeluesja Valbona zbuloi punishten e lëkurës së mentorit të saj të atëhershëm, Pedro, i cili e ndihmoi të bënte hapat e saj të parë drejt markës së dashurisë. (VALBONA Leather, the LOVE BRAND)
Në verën e vitit 2016, stilistja autodidakt lançoi koleksionin e saj debutues. Ky koleksion ishte domethënës, pasi u frymëzua nga femra të vërteta që kanë patur një ndikim të madh jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe profesional në stilimin dhe krijimin e VALBONA Leather.
Vlera thelbësore e markës është ndërgjegjësimi dhe qëndrueshmëria mjedisore: të gjitha çantat dhe aksesorët janë të dizajnuara për gjithë jetën, duke promovuar kështu modën e sofistikuar dhe të përjetshme.
Lëkurat luksoze italiane të përdorura për çantat dhe aksesorët e tyre zgjidhen nga mbetjet, duke siguruar që secila prej çantave të tyre të prodhohen në sasi të limituar, në një prodhim unik dhe të papërsëritshëm, të kufizuar me një ngjyrë, e cila është e disponueshme vetëm derisa të mbarojë gjendja e produktit (stock).
Për më tepër, Valbona dhe Blerta, e konsiderojnë të rëndësishme përdorimin e të gjitha pjesëve të lëkurës të krijuara gjatë prodhimit, kështu që përveç çantave të tyre, ato prodhojnë edhe aksesorë lëkure unike dhe thelbësore si mbajtëse kartash, mbajtëse syzesh, portofola dhe byzylykë që përshtaten në mënyrë perfekte.
Megjithatë, VALBONA Leather nuk është vetëm një besimtare e përkushtuar e përgjegjësisë sociale, por edhe e fuqisë së bashkëpunimit, prandaj, së bashku me dizajnerët hungarezë, marrin pjesë vazhdimisht në projekte të përbashkëta për të fuqizuar njëri-tjetrin.
Lidhja e Valbonës me modën:
Që në moshë të vogel Valbona e kishte pasion modën: qepte rroba për kukullat e saj, krijonte kolazhe outfitesh të ndryshme për evente imagjinare. Pasioni për moden ishte gjithnje pjesë e jetës së saj, por pas maturës Valbona zgjodhi një fushë më racionale, fushën e ekonomisë. Në vitin 2016 jeta e saj mori një kthesë të fortë, e cila e çoi Valbonën në Spanjë. Këtu Valbona ju rikthye pasionit të saj, dhe si rezultat i kësaj ajo filloi të dizenjonte çanta. Valbona prezantoi linjën e saj të çantave në gusht të vitit 2016 në Budapest. Brand-it i vendosi emrin e saj, sepse emrin Valbona e kishte amanet nga gjyshi i saj, i cili ndërroi jetë pak përpara se të lindte Valbona.
Valbona dhe motra e saj Blerta, dizajnojnë çanta të cilat janë jo vetëm të bukura, por mbi të gjitha ato janë shumë praktike. Misioni i Valbonës dhe Blertës është të krijojnë çanta të cilat e shoqërojnë “pronaren” e tyre në çdo situatë dhe gjatë gjithë jetës së tyre. VALBONISTA është një femër e kompletuar, e sofistikuar, me stil unik, me vetëbesim, ajo është një grua e sukseshme, një grua krenare, një grua e fortë dhe me ambicie.
Për çantat e tyre motrat Kabo përdorin vetëm materiale të cilësisë së lartë. Kështu për shembull lëkurën ato e blejnë nga stoqet e mbetura të firmave të mëdha dhe lukzose, kjo rezulton jo vetëm në mbrojtjen e ambientit, por edhe në faktin që çdo ngjyre ekziston vetëm në sasi të limituar, dhe nuk mund të riprodhohet më.
Me dëshirën që produkte të një cilësie të lartë të ofrohen dhe në tregun shqiptar, tashmë produktet e VALBONA Leather mund t’i porosisni në faqen e instagramit @valbonaleather_al./ProBizz.al