Ndalimi i eksportit të orizit në Indi mund të përhapet në tregjet globale të orizit dhe miliona njerëz pritet të ndikohen, me konsumatorët aziatikë dhe afrikanë që do të mbajnë peshën më të madhe. India, eksportuesi më i madh në botë i orizit, ndaloi eksportet e orizit të bardhë jo-basmati më 20 korrik, pasi qeveria u përpoq të zbusë rritjen e çmimeve vendase të ushqimeve.
Vendi përbën më shumë se 40 % të tregtisë globale të orizit.
“Malajzia duket të jetë më e cenueshme sipas analizës sonë,” thanë analistët e tregjeve në një raport të fundit, duke theksuar varësinë e madhe të vendit nga orizi indian.
”Ajo importon një pjesë të konsiderueshme të furnizimit të saj me oriz dhe India përbën një pjesë relativisht të madhe të importeve të saj të orizit,” shkruajnë analistët.
Singapori ka të ngjarë të preket gjithashtu, me raportin që tregon se India përbën rreth 30 % të importeve të orizit .
Çmimet e orizit janë aktualisht në nivelet më të larta të dekadës, me El Nino që rrezikon më tej prodhimin global në prodhues të tjerë të mëdhenj aziatikë të orizit si Tajlanda, Pakistani dhe Vietnami.
Azia nuk është i vetmi rajon i goditur nga ndalimi i eksportit të orizit të Indisë, shumë vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme janë gjithashtu të prekura.
Tregjet shumë të ekspozuara ndaj kufizimeve të eksportit të Indisë janë të përqendruara në Afrikën Sub-Sahariane dhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC për Probizz.al