Gjatë vitit 2023, rreth 4,800 nxënës kanë marrë një hap të rëndësishëm drejt suksesit të karrierës së tyre, duke u regjistruar për herë të parë në arsimin profesional .
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar se kjo është një e dhënë që tregon interesin e të rinjve drejt orientimit të profilizuar për të përmbushur dhe zhvilluar karrierën e tyre.
Sipas të dhënave në vitin 2023 pati 11% më shumë regjistrime krahasuar me vitin 2022.
Degët më të kërkuara kanë qenë Teknologjia e Informacionit dhe Hoteleri-Turizëm. Interes ka patur edhe për bujqësinë në të gjitha profilet e tij. Në varësi të nevojave të tregut qeveria shqiptare ka mbështetur politika të veçanta për kualifikimin e fuqisë punëtore.