Kohët e fundit keni qenë shumë të angazhuar me punë dhe ndiheni tej mase të rraskapitur? Dhe ju vetë e ndjeni se keni nevojë për një pushim. E ku tjetër do të relaksoheshit më mirë sesa në një vend ku ndiheni si në shtëpinë tuaj. Royal G Hotel & Spa është zgjedhja perfekte, për një eksperiencë të paharrueshme!
I vendosur në bregun mahnitës së Detit Adriatik, në qytetin e Durrësit, hoteli ofron pozicion të favorshëm, ku mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të detit dhe rrezet përkëdhelëse të diellit.
Royal G Hotel & Spa që prej vitit 1910 është lider në fushën e hotelerisë dhe turizmit. Cilësi, përkushtim dhe standard janë tri fjalët kyç të suksesit të tyre në ofrimin e komodidetit dhe kënaqësisë për ju. Me mundësinë e zgjedhjes ndër 110 dhomat e pajisura me çdo kusht të nevojitshëm që hoteli ofron, ju mund t’i largoheni përditshmërisë me familjen, partnerin apo grupin tuaj shoqëror.
Restoranti ofron ushqimet fantastike që do t’ju bëjnë të lëpini gishtat! Gjithashtu ka dhe një zonë të madhe bari ku mund të pini diçka për t’u ëmbëlsuar duke shijuar pamjen e jashtëzakonshme të pishinës private.
Royal G Hotel & Spa përmban një zonë Wellness e cila përfshin një pishinë të brendshme, një sauna dhe një vaskë të nxehtë.
Hoteli ka gjithashtu një sallë konferencash që mund të përmbajë deri në 120 persona dhe është e pajisur më të gjithë tëknologjinë modern dhe kushtet optimale për organizime të rëndësishme.
Në kohën kur virusi Covid-19 është kudo rreth nesh, gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e shëndetit, kështu që Royal G Hotel është kujdesur që ju të jeni të sigurt, duke vaksinuar të gjithë stafin e tij. Të vëmendshëm, plot me përkushtim, përzemërsi dhe profesionalizëm nevojat tuaja janë interesi numër një i tyre, duke u siguruar që ju të përjetoni pushimet e ëndrrave!/ProBizz.al/