Një sipërmarrje që të jetë afatgjate dhe konkuruese në treg duhet të fokusohet në disa shtylla ku më kryesorja është BESIMI. Ndërtimi i besimit tek njerëzit nuk është i lehtë, por jo i vështirë kur ofron shërbimet me të mira, standart dhe çmime që justifikojnë totalisht punën e kryer. Klinika Arel me vendndodhje në një zonë të populluar si Astiri ka siguruar besimin e komunitetit aty. Një prej tyre është edhe Leonard Biba i cili e zgjodhi Arel për kujdesin e problematikave të dhembëve dhe tani është mjaft i kënaqur me rezultatet e arritura . Në një intervistë për Probizz.al pacienti thotë se produktet dhe materialet e përdorura janë të fjalës së fundit dhe klinikën Arel do ua sugjerojë të gjithë miqve apo të afërmve që kanë nëvojë të kujdesen për shëndetin Oral.
Intervistë një nga pacientët e Klinikës Arel, Leonard Biba
Si e gjetët klinikën?
Rastësisht, unë jam banor i lagjes, disa metra më poshtë.
Çfarë facilitetesh ka kur keni afër një klinikë të mirë?
Të them të drejtën unë kam një klinikë tjetër më afër shtëpisë, por ama këtu krijova edhe besimin tim.
Pse keni zgjedhur klinikën Arel për kujdesin ndaj dhëmbëve tuaj?
Komunikimi i parë ishte mjaft i mirë, punimet që bëjnë dhe çmimet që më dhanë. Kam shkuar në disa klinika dentare më herët dhe tek Arel më ofruan çmimin më të arsyeshëm dhe puna u ka dalë shumë cilësore.
Çfarë shërbimesh keni kryer këtu?
Unë kam rregulluar të gjithë dhembët në nofullën e sipërme dhe të poshtme. Kjo pasi kam patur probleme të mëdha. Shumë klinika nuk e morën përsipër të trajtonin problematikat që kisha nga dhëmbët, por këtu gjeta zgjidhjen time. Në një kohë shumë të shkurtër më mbaruan punë. Një periudhë prej tre javësh kisha çdo gjë në rregull.
A ja sugjeroni miqve tuaj klinikën Arel dhe pse ?
Normalisht që do ja sugjeroja të gjithë miqve të mi pasi kanë bërë një punë mjaft cilësore. Duhet të vini dhe ta provoni sepse është me të vërtet një staf i kualifikuar, profesional. Meqë dolët pak këtu mund tju them se unë kam miq të mitë , që janë dentistë dhe nuk kam shkuar tek ata për arsye se nuk i pashë si opsionin e duhur.
Sa janë çmimet më lirë se në klinikat e tjera?
Çmimet lëvizin të paktën me 30 % më lirë këtu, mund të jetë edhe më shumë se 30% . Me të vërtet nuk duhet humbur kjo mundësi pasi punojnë me materiale mjaft cilësore gjermane dhe përballohen nga të gjithë.
Mjekët thonë se pacienti në fillim është paraqitur me një sërë problematikash në të dyja nofullat, me diastema të theksuar në nofullën e sipërme, kafshim jo të rregullt, infeksion në një pjesë të madhe të dhëmbëve, mbushje masive dhe mungesë të disa dhëmbëve në të dyja arkadat siç duhet edhe në foton e pacientit para se të merrte trajtim.
Pas ekzaminimit të hollësishëm nga stafi i Klinikës “Arel” është bërë trajtimi i dhëmbëve të infektuar, riparim i mbushjeve të vjetra dhe trajtim i rrënjeve. Po ashtu mjekët thonë se është bërë mbyllja e diastemës që ishte jo estetike, por edhe pengesë në të folur. Janë riparuar gingivat dhe është trajtuar pjesa e kafshimit. Pacientit i është bërë rehabilitimi i të dyja arkadave me anë të kurorave metal porcelan duke rikthyer funksionin e kafshimit normal dhe një buzëqeshje tepër estetike siç duken në këtë foto.
“Klinika Arel” falë punës po fiton besimin e shumë qytetarëve të cilët duan buzeqeshje të kristaltë.
https://www.instagram.com/klinika_arel/
Tel: 069 20 95 616
Email: [email protected]
Adresa: Astir, Pallati Fratari, Tirana, Albania 1051