34.8 milionë dollarë është shitur në ankand rubini më i madh deri më tani . Perla e çmuar u nxor në shitje nga kompania kanadeze “Furra Gems”.
Sipas rrjetit amerikan CNN rubini kishte më pak se një vit që ishte zbuluar në një prej minierave në Mozambik.
Ai ka një ngjyrë të kuqe të thellë e njohur si gjaku i pëllumbit dhe peshon 55.22 karat. Emri i tij është “Estrela de Fura” – që do të thotë “Ylli i Furës” në gjuhën zyrtare të Mozambikut, portugalisht.