SHPALLET THIRRJA  E AIDA-S PËR MBËSHTETJEN E  BIZNESEVE ME FONDE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) ka shpallur në faqen e saj thirrjen për mbështetje me fonde të bizeseve që duan të dixhitalizojnë aktivitetin e tyre. Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000 lekë.

Në postim thuhet:

Dëshiron të ecësh me hapin e kohës, të digjitalizosh biznesin tërësisht apo pjesërisht, të integrosh teknologji të reja, të krijosh platformë të re, aplikacione për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash, ndërtosh një faqe ëeb-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, përmirësosh ndërlidhjen me klientët, blesh aplikacione apo paketa të ndryshme të programeve kompjuterike, të konkurrosh me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit.S’ka rëndësi nëse je mikro, i vogël apo i mesëm, ky është financimi i duhur për biznesin tënd.Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2,500,000 (dy milionë e pesëqind) lekë.”

Thirrja është e hapur dhe mbyllet në datë 21 tetor 2022. Nderkohë  shpallja e fitueseve bëhet brenda datës 30 Nëntor të këtij viti.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave njoftohet se do të kryhet online nëpërmjet adresës së email-it: [email protected]